Ora ndalet 90 sekonda në mesnatë, ndërsa shkencëtarët atomikë janë të shqetësuar se njerëzimi është më afër se kurrë vetëshkatërrimit. Ata e lidhin me krizën klimatike, vitin 2023 si më i nxehti në histori, inteligjencën artificiale dhe teknologjitë e reja.
Në buletinin e përvitshëm të organizatës së Shkencëtarëve Atomikë, që përdorin një orë simbolike të quajtur “Doomsday Clock” për të treguar se sa afër shkatërrimit është bota, kësaj radhe e kanë ndalur kohën 90 sekonda në mesnatë.
“Rivendosja e orës 90 sekonda në mesnatë nuk është tregues që bota është e qëndrueshme, është krejtësisht e kundërta”, tha Presidentja e Buletinit të Shkencëtarëve Atomikë, Rachel Bronson.
Ajo apelon që qeveritë dhe komunitetet të bashkëpunojnë dhe të marrin masa për të mbrojtur klimën dhe globin.
Edhe inteligjencën artificiale e konsideron rrezik për njerëzimin, duke bërë thirrje për më shumë kontroll mbi teknologjinë.
Vitin e kaluar, kjo organizatë e ndali kohën 90 minuta në mesnatë për të shprehur shqetësimin për luftën Rusi-Ukrainë.