Arsimimi na zgjat jetën! Studimi: Mos ndjekja e shkollës “vdekjeprurëse”

Arsimimi na zgjat jetën! Studimi: Mos ndjekja e shkollës “vdekjeprurëse”

Të ndjekësh me përpikmëri arsimin mesa duket nuk ndikon vetëm në përmirësimin e njohurive tona, por edhe në jetëgjatësinë.

Ekspertët kanë kryer studimin e parë sistematik që lidh drejtpërdrejt arsimin me përfitimet në jetëgjatësi.

Mos ndjekja e shkollës është po aq vdekjeprurëse sa pirja e duhanit ose pirja e tepërt e alkoolit, vlerësojnë ata.

Duke përdorur prova nga vendet e industrializuara si Britania e Madhe dhe SHBA, si dhe vendet në zhvillim si Kina dhe Brazili, studimi zbuloi se rreziku i vdekshmërisë tek një i rritur u ul me 2% për çdo vit arsim me kohë të plotë.

Përfundimi i arsimit fillor, të mesëm dhe të lartë është i barabartë me një dietë të shëndetshme gjatë gjithë jetës, duke ulur rrezikun e vdekjes me 34% krahasuar me ata pa arsim formal, theksohet në analizën e publikuar në revistën The Lancet Public Health.

Në ekstremin e kundërt, mosfrekuenca e shkollës ishte po aq e keqe për shëndetin e të rriturve sa konsumimi i pesë ose më shumë pijeve alkoolike çdo ditë ose pirja e 10 cigareve çdo ditë për një dekadë.

Studimi i jep shtysë përpjekjeve në Britaninë e Madhe për të siguruar që fëmijët të qëndrojnë në shkollë, me ekspertët që thonë se rezultatet nënvizojnë lidhjet midis ndjekjes së shkollës dhe shëndetit.

Ai gjithashtu nënkupton se rritja e moshës së largimit nga shkolla mund të ndikojnë në shifrat e jetëgjatësisë së vendeve.

“Lidhjet midis arsimit dhe vdekshmërisë janë shqetësimet tona më të vogla pasi mungesa e frekuentimit të shkollave fillimisht sjell pasoja të rënda në tregun e punës”, theksuan studiuesit.

Analiza zbuloi gjithashtu se rezultatet janë të ngjashme në vendet e pasura dhe të varfra, dhe pavarësisht nga gjinia, klasa sociale dhe demografia.

Kulturë