Aktivistë të Lëvizjes Besa në Zhelinë, që janë pjesë e kabinetit të kryetarit të kësaj komune e lavdërojnë hulumtimin e Institutit IDEA që e nxjer këtë komunë me më pak shpenzime. Ndërkaq Besa e Tetovës dhe kreu i kësaj partie, Bilall Kasami, e kanë sharë duke i quajtur të pavërteta rezultatet që nxjerin Komunën e Tetovës me më shumë shpenzime nga të gjitha komunat urbane në vend.
Hulumtimi i Institutit IDEA ka përballur me qëndrime të kundërta aktovistët e të njëjtës parti.