Kryetari i PDE-së, Arjanit Hoxha në klan Debat me Xhumadije Ibraimin është shprehur se qëndrimi i partisë së tij për kryeministrin shqiptar ka qenë parimor, ashtu siç sipas tij, do të duhej të ishte edhe qëndrimi i të gjitha partive politike shqiptare.
“Sado që të jetë simbolikë, mbi të gjitha është akt historik, i cili ndoshta në këto momente mund të kalojë me debate pro dhe kundër të qëndrimeve partiake, mirëpo realisht pas 10 viteve apo 20 viteve, do të ekzistojë si një datë historike që ka ndodhur për herë të parë”, tha mes tjerash Arjanit Hoxha.