Akuzohen se kanë lidhje me Shtetin Islamik, arrestohen 34 persona në Turqi

Akuzohen se kanë lidhje me Shtetin Islamik, arrestohen 34 persona në Turqi

Autoritetet turke i kanë arrestuar të shtunën 34 njerëz të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik gjatë një operacioni të gjerë kundër grupit militant, tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya.

Të gjithë të arrestuarit gjatë këtij operacioni janë shtetas të huaj të kërkuar nga Interpoli, i cili ka kërkuar arrestimin e tyre, tha Yerlikaya në rrjetin social X.

Ai shtoi se policia turke gjithashtu ka konfiskuar disa revole të palicencuara.

Autoritetet turke i kanë shtuar operacionet kundër Shtetit Islamik, pasi dy pjesëtarë të këtij grupi e vranë një person në një kishë në Stamboll gjatë një meshe javën e kaluar.

Bota Kronikë e zezë Lajme Rajoni