Lloga kundërshton Taravarin: ASH do të garrojë e vetme në zgjedhje

Lloga kundërshton Taravarin: ASH do të garrojë e vetme në zgjedhje

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët Krenar Lloga ka kundërshtuar ashpër kryetarin Arben Taravari, i cili pak minuta më herët u bëri thirrje kryesisë së partisë që në kuvendin e subjektit që pritet të mbahet gjatë kësaj fundjave ta mbështesin koalicionin me opozitën shqiptare, gjejgësisht koalicionin LEN, ku marrin pjesë Lëvizja Besa, Alternativa, Lëvizja Demokratike dhe Lëvizja Vetëvendosje.

“Duke u nisur nga interesimi mediatik dhe i anëtresisë së gjërë, dua tju bëj me dije se Aleanca për Shqiptarët nuk ka shqyrtuar asnjë kërkesë në organet e saj partiake, Këshillin Drejtues, Kryesinë Qëndrore dhe Kuvendin Qëndror në lidhje me koalicionet parazgjedhore. Në fuqi ka një vendim të Kryesisë Qëndrore, i cili është votuar UNANIMISHT për të shkuar të vetëm në zgjedhje. I bëj thirrje Kuvendit të ASH-së që të përmbaj propozimin unanim të Kryesisë i cili është:

ALEANCA PËR SHQIPTARËT TË DALË E VETME NË ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2024!”

 

Lajme Vendi