Pas fitores së Arsenalit, Arteta lavdëron Jorginhon

Pas fitores së Arsenalit, Arteta lavdëron Jorginhon

Pas fitores së Arsenalit me rezultat 3-1 ndaj Liverpoolit, Mikel Arteta ishte plot lëvdata për Jorginhon, për të cilin ai zbuloi se ka luajtur me dhimbje për disa kohë.

Arteta lavdëroi italianin, performanca e të cilit në mbrëmje ishte vendimtare që Arsenali të largohej nga Emirates me tre pikë, raporton Goal.com, transmeton Klankosova.tv.

32-vjeçari nuk kishte filluar një ndeshje në ligë që nga nëntori, dhe menaxheri i Arsenalit pretendoi se ai kishte luajtur në agoni për të ndihmuar klubin ndërsa vuante nga një problem i vazhdueshëm fizik që nuk është zbuluar nga spanjolli.

“(Ai ishte) i pabesueshëm. Unë gjithmonë them se ai është një shembull, një model roli. Ai ka pasur shumë dhimbje sepse ka pasur një problem që mbante prej muajsh nuk donte të ndalonte, po luante me këtë. Ai është duke u stërvitur, gjithmonë i pari brenda dhe i fundit jashtë”, u shpreh Arteta.

Sport