FOTO/ Taravari falsifikon nënshkrimet e kuvendarëve, denoncojnë vet kuvendarët e ASH

FOTO/ Taravari falsifikon nënshkrimet e kuvendarëve, denoncojnë vet kuvendarët e ASH

Anëtarja e Kuvendit të ASH-së nga dega e Ҫairit, Mediana Ahmeti nëpërmes një statusi në rrjetet sociale ka zbuluar faktin se nënshkrimet e mbledhura dit më parë nga Taravari dhe rrethi i tij, janë të falsifikuara. Ajo ka shpërndarë një fotografi ku shihet se është nënshkruar në atë iniciativë, por spjegon se ajo në të vërtetë nuk ka nënshkruar në asnjë peticion apo listë. Në statusin e saj, Ahmeti ka bërë thirrje iniciatorëve të këtyre listave që të mos keqpërdorin emrin dhe nënshkrimin e sajë. Në fund ka thënë se vullnetin e sajë si anëtare e Kuvendit Qendror do ta shpreh të shtunën, kur edhe do të mbahet mbledhja e Kuvendit “Në lidhje me situatën e fundit të krijuar në partinë tonë dhe me disa nënshkrime të publikuara që janë mbledhur kinse në mbështetje të kryetarit, Arben Taravari ju njoftoj se unë, Mediana Ameti nuk kam nënshkruar në asnjë peticion apo listë. Ju bëj thirrje iniciatorëve të këtyre listave që të mos keqpërdorin emrin dhe nënshkrimin tim. Vullnetin tim si anëtare e Kuvendit Qendror do ta shpreh të shtunën.
https://www.facebook.com/mediana.ameti.1/posts/712081964369333?ref=embed_post
Lajme Më të fundit Vendi