Banorëve dhe bizneseve të Pollogut do ju lehtësohet qarkullimi dhe transportimi i mallrave përmes qarkores që do të lidh fshatrat e Komunës së Tetovës, të Tearcës dhe të Zhelinës, e cila do të ketë qasje në autostradën Tetovë-Shkup, tek vendi i njohur si Komuna e Treboshit.
Ky projekt qeveritar filloi sot me hedhjen e gurthemelit nga ana e Kryeministrit të Parë Shqiptar, z.Talat Xhaferi, Sekretarit të Përgjithshëm që BDI-së, z.Faton Ahmetit, ministrit të financave, Fatmir Besimit, zv.kryeministrit Artan Grubi, Drejtorit të N.P “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi edhe shumë ministra, deputetë e funksionarë shtetërorë dhe partiak që morën pjesë në shënimin e kësaj ngjarje.