Në një prononcim për Indeksonline, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti s’e ka përjashtuar mundësinë e kandidimit për president të Maqedonisë Veriore.
Ahmeti është shprehur se do të ketë diskutime në parti.
“Për këto cështje vendoset në organet e partisë. Akoma nuk ka një seancë pëe t’i shqyrtuar temat dhe opsionet në të cilst do të perballet BDI”, ka thënë Ahmeti për Indeksonline.
Ndryshe, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, zv/kryeminsitri Artan Grubi po qëndrojnë sot në Prishtinë.
Ata po marrin pjesë në përurimin e librit “Shtet i ri, burrë shteti modern: Hashim Thaçi, një biografi”, nga autorët Roger Boyes dhe Suzy Jagger.
“Ky promovim po organizohet në shenjë të 16-vjetorit të shpalljes së Kosovës shtet i pavarur dhe demokratik. Kosova ka hyrë në vitin e katërt prej kur presidenti Thaçi, figura kryesore e pavarësisë, po mbahet padrejtësisht në Hagë, të cilit nuk i është mundësuar madje as arresti shtëpiak, as atij dhe as bashkëluftëtarëve të tij”, ka thënë Ismail Syla, ish-këshilltar i Thaçit./Indeksonline/