Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot para gazetarëve ka thënë se është komunikim me të gjitha partitë shqiptare, sidomos me ato që sot janë në Qeveri, për të krijuar Frontin Evropian që do të garojë në zgjedhjet parlamentare më 8 maj.
Ahmeti gjithashtu potencoi se ka vija të kuqe për koalicionet hipotetike që mund të ndodhin pas zgjedhjeve, duke garantuar që nuk do të ketë koalicon me partitë të cilat janë kundër marrëveshjeve si ajo e Ohrit, e Prespës, për Fqinjësi të mirë, kundër ndryshimit të kushtetutës e etj.