Një 46 vjeçar nga Shkupi humbi jetën ditën e djeshme në aksidentin e trafikut që ndodhi rreth orës 18 në rrugën magjistrale Kërçovë – Gostivar afër fshatit Kollare. Me lëndime të rënda ka përfunduar edhe bashkëudhëtarja e viktimës që është minorene.
“Më 01.03.2024 në orën 18:20 në stacionin policor Kërçovë, është denoncuar se në rrugën magjistrale Kërçovë – Gostivar, afër fshatit Kollare, automjeti ‘ford’ me targa të Shkupit, i drejtuar nga V.N. (46) nga Shkupi, ka dalë nga rruga. Madje, ai nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjek nga Ndihma urgjente mjekësore. Lëndime të rënda trupore ka marrë bashkëudhëtarja minorente, të konstatuara në spitalin në Kërçovë”, informoi SPB Ohër.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip nga Sektori për Punë të Brendshme Kërçovë.