Në Universitetin e Tetovës, ashtu si edhe në katër universitete të tjera të vendit, sot u protestua në lidhje me sic thonë, diskriminimin nga Qeveria dhe Kuvendi në raport me punëtorët e Universitetit “Shën Kiril dhe Metodi”, të cilët me kontratën kolektive të nënshkruar, nga ky muaj do të kenë rritje të pagave prej rreth 22 për qind.
Ajo që u vu re në protestën para UT, ishte edhe prania e dy deputeteve, Arta Bilalli dhe Fisnike Bekteshi, të cilat janë gjithashtu të punësuara në këtë universitet.
Deputetet mbanin pankartën ”Edhe ne jemi universitet publik”.