Dega e BDI-së në Tetovë, përmes një konference për shtyp, sot ka reaguar në lidhje me përjashtimin nga puna të punëtorit të Ndërmarrjes publike komunale, Kurtish Imeri, i cili pasi që kishte pësuar aksident në vendin e punës duke i këputur gishtat e dorës, është përjashtuar nga puna për shkaqe që, sipas autoriteteve komunale, nuk është i aftë për punë.
Menjëherë pasi video e Kurtish Imerit u bë virale, i njëjti është ftuar nga udhëheqësit e Ndërmarrjes për të vazhduar punën.
Më poshtë e keni konferencën e BDI-së dhe tekstin integral të të njëjtës.
“Të nderuar qytetarë Të nderuar përfaqësues të mediave Dje u publikua video e një punëtori të Ndërmarrjes Publike Komunale në Tetovë, i cili u përjashtua nga puna dhe jo vetëm, por u bullizua dhe u diskriminua nga udhëheqësit e NPK-së. Punëtori i Ndërmarrjes Publike Komunale, Kurtish Imeri, i cili humbi gishtat e dorës së tij në punë, u përjashtua nga puna vetëm sepse nuk mundej të punonte punë të rënda. Në vend se të ndihmohej nga udhëheqësit e NPK-së, të zgjedhurit e Bilall Kasamit për të udhëhequr me këtë institucion vendosën që ta bullizojnë dhe diksriminojnë duke e larguar nga puna një njeri punëtor, të sinqertë dhe nevojtar. Pasi që zotëri Imeri publikoi videon në rrjetet sociale, ai u thirr në zyrat e NPK-së nga drejtorët për ta heshtur mllefin e tij ndaj monstrave që e shkarkuan nga puna një njeri me aftësi të kufizuara. Ky nuk është rast i izoluar. Raste të tilla ndodhin çdo ditë, si në sektorë të Arsimit në Komunë të Tetovës, por edhe në të gjithë sektorët tjerë. Mobingu dhe shantazhimi që po kryhet nga njerëzit e afërt me Bilall Kasamin ndaj punëtorëve është i paparë. U bëjmë thirrje të gjithë atyre ndaj të cilve po kryhet mobing, të mos frikësohen por këto raste, sikurse Kurtish Imeri t’i denoncojnë, jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në institucionet komptente, pasi që monstrat e tilla që ushtrojnë presion ndaj qytetarëve të sinqertë, meritojnë të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. I bëjmë thirrje Prokurorisë që urgjentisht ta hetojnë rastin”, përfundon konferenca.
https://www.facebook.com/watch/?v=1564158187767621