Në Shkup sot do të mbahet ngjarje organizuar nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me të cilën do të shënohen 79 vite nga themelimi i Organizatës dhe 29 vite nga anëtarësimi i plotë në Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.
Siç është paralajmëruar, në ngjarje, mes tjerash, do të marrë pjesë dhe do të flasë ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, si dhe përfaqësuesi i UNDP-së, Armen Grigorian.
Gjithashtu, është paraparë nënshkrimi i Memorandumit për bashkëpunim mes Kryqit të Kuq dhe UNDP-së, por edhe ndarja e mirënjohjeve për Organizatat komunale të cilat e përmbushën planin për dhurim të gjakut në vitin 2023.