Kreshnik Bekteshi nga BDI sot kërkoi që partitë politike në Maqedoninë e Veriut të nënshkruajnë marrëveshje, me çka obligohen që pas zgjedhjeve, ata që humbasin, të mos merren më me politikë. Bekteshi tha se kjo vlen edhe për partitë maqedonase.
Gazetari: Ndërsa nëse humbisni, a do të tërhiqet z.Ahmeti?
Kjo është pyetje për z.Ahmetin.
Ju a do të tërhiqeni nëse humbni?
Kjo është pyetje për z.Ahmetin, po ja bëj thirrje që të bëjmë marrëveshje…të bëjmë marrëveshje mes të gjitha partive politike, ai që do të humbë, më të mos merret me politikë. Ne po e hedhim dorezën, janë të mirëseardhura të gjitha partitë politike, përfshirë edhe VMRO-në dhe partitë tjera politike”, tha Bekteshi./tv21.tv