Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka hapur shpallje publike për propozimet e çmimit kombëtar letrar për vepër jetësore “Azem Shkreli” dhe për çmimet tjera për letërsi për vitin 2023.
Nominimet mund të bëhen nga:
Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës;
Instituti Albanologjik i Prishtinës;
Biblioteka Kombëtare e Kosovës;
Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës;
Shtëpitë botuese të Kosovës;
Redaksitë e gazetave dhe revistave letrare-kulturore të Kosovës;
Asociacionet e shkrimtarëve që veprojnë brenda territorit të Kosovës;
OJQ-të që merren me veprimtari kulturore në Kosovë;
Personalitetet me reputacion publik;
Autorët e Veprave Letrare.
Propozimi me shkrim duhet të dërgohet nga data 5 dhjetor 2023 deri me 5 janar 2024.