Mjekët amë në Maqedoni: Ndjehemi të pasigurt

Mjekët amë në Maqedoni: Ndjehemi të pasigurt

Shoqata e mjekëve privatë amë ka kërkuar që të miratohen ligjet e reja me të cilin do të kishte më shumë mbrojtje për personelin mjekësor. Kjo vjen pas vrasjes së mjekut Aco Tërpovski i cili u gjet i vdekur në një parking para poliklinikës “Zhelezara” në Shkup.

“Pres që organet të ndjekin dhe të na tregojnë se çfarë po ndodh. Ndjehemi të pasigurt…Të gjithë kemi pacientë me probleme psiqike, pacient që janë të varur. Dëshirojmë hapësirë dhe rajon të sigurt që të punojmë”, tha kryetarja e Shoqatës, Lipija Çolakova Dervishova.

Ajo tha se një vepër e tillë nuk duhet të përsëritet. Bëj thirrje që të mbrohet çdo punëtorë në shëndetësi, pa marrë parasysh bëhet fjalë për motër medicinale apo mjek, tha Çolakova Dervishova.

Lajme Vendi