Kryetarja e PLD-së, Monika Zajkova thotë se vendi nuk ka alternativë tjetër përpos anëtarësimit të plotë në BE.
“Unë si liberal-demokrate nuk mendoj se ka ndonjë zgjidhje tjetër. Ne dëshirojmë të bisedojmë me BE-në, biseda bilaterale në një rreth të caktuar”, tha Zajkova në “Daily Click”.
Kryetarja e PLD-së pret të zhvillohet një fushatë pozitive në vend.
“Fushata zgjedhore është aktive, edhe pse nuk ka filluar zyrtarisht, por partitë dhe politikanët janë në fushatë së bashku me qytetarët. Ajo që pres unë nga fushata është që të diskutohet për qëllime programore dhe koncepte”, tha Zajkova.