Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka shpërndarë fotografi nga iftari i përbashkët i Shtabit zgjedhor të Tetovës me Këshillin vendor “Sellcë”.
Aktivitete të tilla të BDI-së janë të përditshme, që nga fillimi i muajit të Ramazanit.
Postimi i plotëi Faton Ahmeti:
Bashkë me nënkryetarët Arbër Ademi dhe Bajram Rexhepi si dhe Shtabin zgjedhor komunal ishim për iftar të përbashkët me KV “Sellcë” dhe “Llacë”.
Jehona e entuziazmit dhe fitores ka filluar të ndjehet edhe para fillimit të fushatës. Më 24 prill dhe më 8 maj do të festojmë së bashku. Falënderoj përzemërsisht organizatorët dhe pjesëmarrësit.