Dy ditë të lira në prill për të gjithë qytetarët në RMV

Dy ditë të lira në prill për të gjithë qytetarët në RMV

Muaji prill ka dy ditë të lira nga puna për të gjithë qytetarët në RMV.

Sipas kalendarit të ditëve të lira, më 10 Prill, e mërkurë, Fitër Bajrami, dita e parë e Bajramit do të jetë e lirë për të gjithë qytetarët.

Përveç kësaj dite, për të gjithë qytetarët ditë e lirë do të jetë edhe dita e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, e caktuar për 24 prill, gjegjësisht e mërkurë.

Pas prillit, në muajin maj, ditë të lira janë:

– 1 maj (e mërkurë), Dita e punës

– 6 maj (e hënë), Pashkët, dita e dytë e Pashkëve sipas kalendarit ortodoks

Lajme Vendi