Vetëm për dy muaj vitin e kaluar në ambasadën e fëmijëve Megjashi janë paraqitur 10 fëmijë që kanë menduar për vetëvrasje. Ndërkaq në raportin vjetor të 2023 të “Alo Bushavko” të “Megjashit” kishte gjithsej 307 paraqitje për probleme me shëndetin mendor, lëndime dhe probleme në marrëdhëniet familjare.
“Në 2023 kemi pasur 307 paraqitje me të cilët kemi bërë 619 telefonata, numri total i fëmijëve është 379, prej të cilëve 117 janë meshkuj, 107 janë femra dhe për 156 nuk e dimë gjininë”, theksoi Klementina Dobrevska – koordinatore e telefonit SOS.
Dragi Zmijanac, kryetar i Megjashit bën apel deri tek institucionet kompetente për intervenim serioz, sepse siç thotë shëndeti mendor është rrënuar dukshëm tek fëmijët viteve të fundit dhe këtë e tregojnë raportet e ambasadës.
“Vlerësojmë se MASh dhe Ministria e Shëndetësisë duhet ta marrin seriozisht mesazhin nga Ambasada e parë e fëmijëve dhe “Alo Bushavko” që punon 30 vite dhe është i qasshëm 24 orë, të angazhohen dhe me përkrahjen tonë dhe të Odës së psikologëve të bëjnë protokoll, udhëzues, doracak se si shërbimet profesionale, arsimtarët dhe psikologët në kopshte etj., që të veprojnë si duhet dhe të mos vjen deri te marrja e jetës nga pakujdesia e institucioneve”, theksoi Dragi Zmijanac – kryetar i ambasadës së parë të fëmijë “Megjashi”.
Sipas grupmoshës, shumica e raportimeve kanë të bëjnë me fëmijët e moshës 13 deri në 15 vjeç, pastaj 10 deri në 12 vjeç dhe në vendin e tretë për nga numri i raportimeve janë fëmijët e moshës 7 deri në 9 vjeç.