Arbër Ademi nga “Fronti Europian” në konferencën për shtyp, tha se prijnë me 30 mijë vota dallim në zgjedhjet kuvendare.
Ai theksoi se Fronti Europian është duke prirë në Tetovë, Kumanovë dhe Strugë. “Thuajse në të gjitha komunat jemi në epërsi. Fitojmë në Dibër, Strugë, Vrapçisht, në epërsi jemi në Tetovë, Gostivar, Kumanovë”, tha Ademi, duke shtuar se nëse vazhdojnë me këtë trend “Fronti Europian” do të ketë mbi 20 deputetë.
Ademi gjithashtu tha se më vonë do të dalin me të dhëna tjera.