Më 23.06.2024, zyrtarët policorë të Departamentit për Trafikim të Paligjshëm të Drogave dhe Armëve nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria L.R. (23) nga Tetova.
Siç njoftojnë nga MPB, gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, i është gjetur dhe konfiskuar marihuana.
“L.R është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.