Zv. Ministri në ministrinë e transportit dhe lidhjeve, Bekim Rexhepi bashkë me deputetet e zonës, Rina Ajdari dhe Fisnike Bekteshi – Shaqiri sot kanë qëndruar në Tetovë për të inspektuar punimet që po zhvillohen në rrugën “Vëllezërit Milladinov”.
Rexhepi theksoi që edhe pas pengesave teknike që janë shkaktuar nga faktorë të jashtëm, punimet janë intensifikuar dhe pritet që në afat kontraktues të realizohen të njëjtat.
Zv. Ministri Rexhepi gjithashtu ka shtuar se si përfaqësues i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut angazhohet që projektet të vazhdojnë edhe në të ardhmen dhe se asnjëherë nuk punohet në mënyrë selektive.