Shumë nxënës të shkollave të mesme kishin ardhur në hapjen e edicionit të 36-të të Panairit të Librit në Shkup i cili këtë vit mban moton “Historia lexohet”.
Ndër titujt që më shumë u interesojnë të rinjve janë ato të historisë.
“Pashë një pjesë të madhe të librave historik të shqiptarëve dhe isha duke shkuar atje që të zgjedh. Shumë pak lexojmë, telefoni dhe kompjuteri e ka zëvendësuar librin, në një kohë që libri ka qenë shumë i çmuar tani vlerën ia ka marrë kompjuteri apo celulari”, u shpreh një nxënëse tjetër.
“Ende nuk kam zgjedhur ndonjë që me përshtatet për interesin tim por ende po kërkoj, i pashë disa shtëpi botuese shumë të mira dhe besoj që do të gjej diçka që do të më pëlqejë. Këtë vit i pashë disa libra të historisë shqiptare të Çamërisë”, theksoi një nxënëse.
Për dallim nga vitet e kaluara këtë vit kryesojnë titujt për fëmijë për të cilët vërehet interesim i madh që në ditën e parë të hapjes së panairit.
“Ne jemi pjesëmarrës të rregullt të panaireve që mbahen në Shkup dhe shpresojmë që të ketë sa më shumë vizitorë dhe lexues dhe të paktën të vijnë të informohen rreth librave dhe titujve që ne gjithmonë ofrojmë, kemi tituj të ndryshëm dhe shpresoj të vijnë të shohin edhe atmosferën që bëhet këtu, shpresojmë dhe presim të vijnë lexues”, tha Edona Ferati, shitëse e librave.
Panairi i Librit filloi sot në sallën Boris Trajkovski në Shkup dhe për të gjithë dashamirësit e librit do të jetë i hapur deri më 24 prill dhe do të jetë i hapur nga ora 10:00 deri në ora 20:00. Për panairin e librit, Ndërmarrja e Transportit Publik që sot hapi dy linja shtesë me numër 100 dhe 200. / Alsat.mk