Nga Prokuroria Themelore njoftojnë se Gjykata Themelore Penale në Koçan ka dënuar me burgim të përjetshëm autorin e vrasjes së bashkëshortes së tij më datë 25.09.2023.
“Më 25 shtator 2023, i akuzuari vrau gruan në mënyrë brutale, duke e goditur disa herë me thikë. Prokuroria Themelore Publike në Koçan autorin e krimit e ka akuzuar edhe për veprën ”shantazh ndaj viktimës”, kryer disa kohë para vrasjes. I pandehuri nga ana tjetër, e ka mohuar ta ketë shantazhuar viktimën dhe nuk e ka pranuar veprën për të cilën ngarkohet. Procedura gjyqësore është e ndarë dhe do të vazhdojë edhe për këtë pjesë të akuzës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.