Kandidati për president nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, përmes një postimi në “Facebook” i ka ftuar për iftar të përbashkët kandidatët tjerë për president, duke përjashtuar nga kjo ftesë kandidaten e Levicës, Vankovska.
Postimi i plotë i Osmanit:
“Në ditën kur presim konfirmimin e kandidaturave tona për postin e Presidentit të Republikë së Maqedonisë së Veriut, i ftoj kandidatët Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska-Davkova, Arben Taravari dhe Maksim Dimitrievski në iftar të përbashkët që nën frymën e këtij muaji të shenjtë të bashkëbisedojmë dhe dakordohemi për një fushatë pozitive, konstruktive dhe për një garë ideshë për një President Europian”, përfundon postimi i Osmanit.