“Me pushkë automatike grabiti rreth 5300 euro në kazino”, Prokuroria kërkon paraburgim për të riun nga Tetova

“Me pushkë automatike grabiti rreth 5300 euro në kazino”, Prokuroria kërkon paraburgim për të riun nga Tetova

Prokuroria kërkon paraburgim për 28-vjeçarin nga Neproshteni i Tetovës, i cili dyshohet se më 24 prill të këtij viti, me pushkë automatike grabiti një kazino në fshatin Leshkë të Tetovës. Nga Prokuroria thonë se i njëjti përpos për grabitje, dyshohet edhe për kryerjen e veprës penale “armëmbajtje pa leje”.

“Më 24 prill, i dyshuari i maskuar me fantom maskë, ka hyrë në një kazino në Leshkë dhe ka kërcënuar me pushkë automatike, e cila është e ndaluar për qytetarët, punonjësin e sigurimit dhe një person tjetër të pranishëm. Ai ka aktivizuar pushkën automatike dhe ka urdhëruar të dëmtuarit që të shtrihen në dysheme, pas çka nga sirtarët e kasës i ka marrë 329.780 denarë”, thonë nga Prokuroria./tv21.tv

Lajme Vendi