“Është e qartë se në tubimet e Siljanovskës flet vetëm kryetari i partisë që e përkrah. Por edhe katër vite më parë njeriu ishte kryekandidat për kryeministër, tani është de facto kryekandidati për president të vendit. Mos u çuditni vitin e ardhshëm në tetor 2025, ndoshta do të jetë top-kandidat për kryetar të Shkupit, me siguri do t’i ndodhë diçka”, tha kandidati për president Stevo Pendarovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në tubimin që mbajti në Kërçovë.